Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mbështetur në vendimin e ministrit, Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.
Ndryshe deri dje në gjithë vendin janë administruar gjithsej 955 mijë e 811 doza të vaksinave antiCOVID.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe kryeministri Albin Kurti kanë ftuar dje sërish qytetarët që të vaksinohen, duke theksuar se tanimë ka doza të mjaftueshme të vaksinës antiCOVID në stok.
“E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim. Të njëjtën kohë, ju inkurajojmë të caktoni terminin në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14