Zëvendësndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, në “Forumin e Prespës” që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, ka bërë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai ka thënë se është jetike që Bashkimi Evropian (BE) ta mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe të liberalizojë vizat për Kosovën.
“Është jetike që BE të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, është shprehur Palmer në fjalën e tij.