Sunday, November 24, 2024
HomeLajme​Nisma për shkarkimin i Presidentit, Komisioni i Ligjeve fton Metën nesër në...

​Nisma për shkarkimin i Presidentit, Komisioni i Ligjeve fton Metën nesër në seancë dëgjimore

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në fund të mbledhjes së sotme ku nisi shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë ka caktuar mbledhjen e radhës më 6 maj, ku ftohet për dëgjesë presidenti Ilir Meta.

 

“Në mbështetje të nenit 112/2 të rregullores së Kuvendit, ku thuhet se në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u shprehur në komision, komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve. Dhe Presidenti i ka kërkua komisionit që të shprehet në Komision dhe si kohë i propozon Komisionit datën 10 maj”, tha Manja.

Ai shtoi se kjo është një e drejtë e Presidentit dhe një detyrim i Komisionit për ta dëgjuar, por kohën, ditën dhe orën për t’i mundësuar Presidentit dëgjesën e vendos Komisioni i Ligjeve, raporton ATSh.

Komisioni vendosi që mbledhja e Komisionit të Ligjeve të jetë nesër në orën 11:00 dhe në këtë mbledhje ftohet Presidenti për t’u dëgjuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments