Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosova​Avokati i Gucatit lexon transkriptin e intervistës së ZPS-së me personin që...

​Avokati i Gucatit lexon transkriptin e intervistës së ZPS-së me personin që i ishte parë vetura pranë OVL-UÇK

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po zhvillohet gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, avokati i këtij të fundit ka lexuar transkriptin e intervistës së Zyrës së Prokuronit të Specializuar me personin, targat e veturës të të cilit ishin parë pranë zyrës së organizatës në kohën e dorëzimit të dokumenteve.

 

Ai ka pyetur dëshmitaren e ZPS-së, hetuesen Zenka Pumper nëse i është kërkuar të bëjë ndonjë hetim rreth kredibilitetit të personit në fjalë, por e njëjta e ka mohuar një gjë tillë.

Pjesë e leximit të transkriptit:

Avokati Rees: Në atë pjesë të transkriptit ku ai sapo ka konfirmuar se është pronari i automjetit kur e pyet sa kohë ke që e ka këtë automjet, përgjigjet: Nga mesi i shkurtit të vitit 2020. Pyetje: Ky automjet ka pasur të njëjtën apo ka ndryshuar targën ndonjëherë? Përgjigja: Ka ndryshuar kur e bleva. Pyetje: A jeni ju i vetmi pronar i automjetit apo e përdorin edhe të tjerë? Përgjigja: 90% të kohës e përdor unë, shumë rrallë e përdorë bashkëshortja ose babai Dhe pastaj kjo vazhdon kur flasin nëse punon nga shtëpia ose nga zyra, e konfirmon se është kthyer në zyrën në qershor”, ka thënë avokati Rees derisa ka lexuar transkriptin e intervistës.

Ai ka vazhduar me transkriptin duke lexuar pjesën kur ZPS pyet personin nëse ka ndonjë lidhje me OVL-UÇK.

Avokati Rees: Ndihmës prokurori thotë: A e dini çfarë është OVL UÇK ju lutem? Përgjigje: Jo. A keni qenë ndonjëherë në zyrat OVL UÇK? Përgjigje: jo. Për t’ua treguar më mirë, prokuroi u jep adresën e OVL UÇK në Prishtinë dhe e pyet a njeh këtë adresë, ai thotë jo. Pyetje: A keni dëgjuar ndonjë gjë, apo në lajme sa u takon dokumenteve që u janë dërguar OVL UÇK-së dhe pastaj nga kjo organizatë janë bërë publike? Përgjigje: Kam dëgjuar në lajme, por nuk di asgjë për këtë. Pyetje: Pra, nuk keni informacion se kush i ka dhënë këto dokumente ose kush mund të jetë përfshirë në këtë incident mbase rastësisht? Përgjigje: Jo. Pyetje: A ju kujtohet mbase ja keni dhënë dikujt borxh atë ditë automjetin rreth datës 16 shtator? Përgjigje: Jo nuk ja kam dhënë askujt. Pyetje: A e njeh dikë që punon ose ka lidhje me OVL UÇK? Përgjigje: Jo. Pyetje: A e njeh, a ke folur ndonjëherë me Nasim Haradinaj, Hysni Gucatin, Faton Klinakun. Përgjigje: Jo. Nuk kemi pyetje të tjera për ju sot”, përfundon avokati leximin e transkriptit.

Pas kësaj, dëshmitarja Pumper ka thënë nuk e ka parë asnjëherë në intervistë dhe nuk i është kërkuar të hetojë lidhur rreth kësaj çështjeje.

Pumper ka thënë se koordinimi i hetimit është bërë nga prokurori i specializuar dhe zëvendësprokurori i specializuar.

Ndërsa prokurorja Valeria Bolici ka thënë se klasifikimi i këtij dokumenti është konfidencial.

Dëshmia e Zenka Pumper ka nisur më 18 tetor 2021 ku ka vazhduar për katër ditë me radhë.

Ajo është koordinatore e hetimeve në ZPS dhe ka deklaruar që është përfshirë në çështjen OVL-UÇK nga 25 shtatori 2020 dhe i është kërkuar që të bëjë shqyrtimin e dokumenteve të sekuestruara në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments