Saturday, November 23, 2024
HomeLajme​21 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

​21 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 5.416 teste të kryera janë regjistruar 459 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 235 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 368 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 21 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 180.045 raste, prej të cilëve 158.809 janë shëruar, ndërsa 6.065 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 15.171 raste aktive me virusin korona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments