Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaZyrtarja e VV’së me akuza për Vjosa Osmanin pasi nuk e përmendi...

Zyrtarja e VV’së me akuza për Vjosa Osmanin pasi nuk e përmendi UÇK’në

Ish-kandidatja për deputete, Mimoza Shala, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që ta përmend UÇK’në në postimin në ‘Facebook’ për përvjetorin e Brigadës 138 Agim Ramadani.

Shala, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka thënë se diçka e tillë është për të ardhur keq. “Me zënë pozita shtetërore mundet çdo kush, por me dhënë jetën për çlirim, me dhënë gjymtyrë për liri pak kush ka mundur!”, thuhet ndër të tjera në postim.

“Presidentja mban statusin më të lartë të vendit, komamdate supreme e ushtrisë, është mirë që ta përmirësoj statusin në fb që mos të bie poshtë!”, shkruhet më tutje.

Reagime karshi këtij veprimi ka pasur edhe kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj. Ai ka thënë se Vjosa Osmani nuk është në nivelin e detyrës unifikuese të presidentit.

“Vjosa Osmani nuk është në nivelin e detyrës unifikuese të presidentit. Kjo jo vetëm për rolin e saj përçarës politik në të tashmen. Ajo po i rikthen problemet e të shkuarës. Mezi ishte arritur një pajtim tejpartiak që kur flasim për luftën flasim në radhë të parë për UÇK-në. Ajo nuk lë rast pa e shmangur, pa e munguar UÇK-në. Kur UÇK-ja është në akuzë, ajo ka zgjedhur shmangjen, harresën e qëllimshme”, thuhet në postim. /Gazeta Express/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments