Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Bëhet fjalë për një rast të ndodhur së fundi në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në njoftimin e fundit të policisë thuhet se punëtorja e aeroportit ka lejuar kalimin vetëm me checking online pa bordinga fizike, të tri udhëtareve me pasaporta të Shqipërisë dhe lejeqëndrim të Mbretërisë së Bashkuar.
“ANP-së, Adem Jashari 28.07.2022 – 13:00. Më 08.08.2022 është raportuar se dy të dyshuara femra kosovare punëtore në ANP-së, kanë lejuar tri udhëtare nga R. Shqipëria me pasaporta të R. Shqipërisë me leje qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar të kalojnë në dalje vetëm me cheking online pa bordinga fizike”.