Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaZyrtari i PDK-së propozon që flamuri i UÇK-së të jetë në Presidencë

Zyrtari i PDK-së propozon që flamuri i UÇK-së të jetë në Presidencë

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka propozuar që në zyrën e presidentes, Vjosa Osmani të jetë edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka theksuar se nëse është flamuri Dardan, pse mos të jetë edhe ai i UÇK-së.

Postimi i tij i plotë:

“Edhe Flamuri i UÇK-së duhet të jetë në Presidencë.

Nëse bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe Flamuri i UÇK-së. Por, aty nuk është dhe as nuk ka qenë. Ky realitet duhet të ndryshoj. Duhet të ndryshoj sidomos tani. Pse ? Ka pasur një qasje të intensifikuar tash sa kohë, gjithsesi tinza, kundër vlerave të luftës e për rrjedhojë edhe qasje anashkaluese ndaj vetë vlerës, UÇK. Kjo qasje nga, dikur anashkaluese,  tani pothuajse ka marrë karakter institucional. Kjo duhet të ndalet para se UÇK-ja të bëhet histori me dyshime, deri në histori që i duhen korrigjime.

Presidente bëhu gjithëpërfshirëse dhe unifikuese, vendose Flamurin e UÇK-së në Presidencë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments