Një zyrtarë i lartë i mbrojtjes në Ukrainë ka thënë se sulmet e drejtpërdrejta ndaj një autokolone masive ruse jashtë Kyivit dhe një urë e shkatërruar kanë bllokuar forcat ruse 25 kilometra larg qendrës së qytetit, shkruan CNN.
Autokolona, e shtrirë më shumë se 40 milje rrugë , nuk ka avancuar dukshëm që nga fundjava, tha zyrtari.
“Ne me siguri besojmë se ukrainasit që hodhën në erë atë urë kishin absolutisht një efekt efektiv në ndalimin dhe kufizimin e lëvizjes së asaj kolone,” tha zyrtari. “Por ne gjithashtu besojmë se ata e kanë goditur kolonën në vende të tjera, si dhe në sulme të drejtpërdrejta.”
Më parë këtë javë, zyrtari tha se çështjet logjistike dhe të mbështetjes kanë kontribuar gjithashtu në përparimin e ngadaltë të kolonës. Por SHBA-të besojnë se forcat ruse në kolonë po rigrupohen dhe po mësojnë nga gabimet e tyre, ndërsa vazhdojnë të përpiqen të sulmojnë kryeqytetin ukrainas.