Është ndërruar edhe orari i ndeshjes Liverpool – Brentford.
Skuadra e Liverpool luan në shtëpi kundër skuadrës së Brentford, në kuadër të Premier League, por jo sipas orarit që ishte caktuar në fillim.
Faqja zyrtare e Liverpool njofton se pas orarit të publikuar nga Kupa Carabao, tashmë ka ndryshuar edhe sfida e Premier League.
Takimi i ‘Reds’ me Brentford ka marrë një datë të re dhe do të luhet në muajin janar.
16 janari do ta gjejë skuadrën e Klopp në ‘Anfield’ duke kërkuar tri pikët ndaj Brentford.
Premier League ka parë disa ndeshje t’iu ndërrohet orari, pas shpërthimit të valës së re të Covid-19.