Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaZyrtarë të burgjeve të Kosovës shkojnë për trajnim dyjavor në Kolorado të...

Zyrtarë të burgjeve të Kosovës shkojnë për trajnim dyjavor në Kolorado të SHBA

Zyrat për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës (INL) dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë,  financuan pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Shërbimit Korrektues të Kosovës në një kurs trajnimi dyjavor mbi menaxhimin e institucioneve korrektuese.

Sipas një njoftimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, zyrtarë nga Kosova udhëtuan në Kolorado të SHBA-së për të ndjekur programin e trajnimit në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Menaxhimin e Burgjeve të Departamentit të Korrektimit të Kolorados (CIA-C).“Programet mbi sistemet korrektuese do të ndihmojnë Shërbimin Korrektues të Kosovës që të zhvillojë një sistem burgjesh modern dhe funksional, të pavarur, profesional, me integritet, të luftojë korrupsionin dhe aktivitetet kriminale në institucione, si dhe të ndihmojë të burgosurit për t’u rikthyer me sukses në shoqëri”, thuhet në njoftim.

huhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments