Friday, October 18, 2024
HomeSportZYRTARE: Klaus Gjasula transferohet tek Darmstadt 98

ZYRTARE: Klaus Gjasula transferohet tek Darmstadt 98

Klubi gjerman, Darmstadt ka bërë të ditur trasnferimin më të ri.

 

Mesfushori defansiv, Klaus Gjasula është transferimi më i ri i Darmstadt.

Gjasula u transferua nga Hamburgu dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Darmstadt.

Ai u shpreh tejet i kënaqur me transferimin e tij tek skuadra e re.

“Pas diskutimeve me zyrtarët e klubit, unë menjëherë vendosa të transferohem tek Darmstadt dhe u binda që ishte vendimi i duhur për mua”, tha ai.

“Gjithmonë kam menduar që ky klub ka qenë mirë i organizuar dhe profesional me ambicie të qarta të cilat përkojnë me ato të mijat”, shtoi ai.

“Edhe shoku im i mirë, Serdar Dursun më tha fjalë të mira dhe më këshilloi ta bëj këtë trasnferim”, tha Gjasula.

“Është shumë mirë që e mora këtë vendim dhe që jam këtu, mezi pres të luaj në Bollenfalltor para tifozëve”, përfundoi Klaus Gjasula.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments