KB Prishtina nuk di të ndalet me transferime këtë afat veror, me synimin ta rikthejë skuadrën ku ishte para disa viteve, në majat e basketbollit kosovar.
Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e dyshes Lejson dhe Jetmir Zeqiri, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Vëllëzërit Lejson e Jetmir Zeqiri edhe zyrtarisht pjesë e klubit më të madh basketbollistik shqiptar Sigal Prishtina
Sot në zyret e klubit, Presidenti Burim Maraj së bashku me drejtorin e klubit Edmond Azemi, nënshkruan kontratat me basketbollistët Lejson e Jetmir Zeqiri.
Lejsoni është pjesë e kombëtares së Maqedonisë Veriore🏀
Jemi shumë të lumtur që kemi talentët shqiptar nga Mqedonia e Veriut për këtë sezon”, shkroi klubi.