Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaZyrtare, kandidatët që i dërgohen Kuvendit për Bordin e RTK-së

Zyrtare, kandidatët që i dërgohen Kuvendit për Bordin e RTK-së

Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), i ka paraqitur Kuvendit të Kosovës një listë me 16 emra, prej të cilëve ka rekomanduar që katër të jenë të gjinisë femërore dhe katër nga gjinia mashkullore. Ndërkohë që ka rekomanduar edhe dy emra për një anëtar të Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb, të radhitur sipas rezultateve të poentimit.

 

Për katër anëtarë të Bordit të RTK-së, Komisioni Ad-hoc ka propozuar për votim tetë kandidatë: Driton Hetemi, Besnik Boletini, Ejup Gojnovci, Safet Kabashaj, Bekim Sele, Petrit Çollaku, Enis Halimi dhe Gazmend Vitaku. Teksa ka rekomanduar që katër prej tyre të zgjedhen anëtarë.

Për katër pozita për anëtarë të Bordit të RTK-së, nga radhët e gjinisë femërore, Komisioni ka propozuar për votim tetë kandidate: Fatime Lumi Qehaja, Arta Berisha, Albulena Mehmeti, Jehona Ademaj – Sejdiu, Shukrije Rama, Mejreme Krasniqi – Sadiku, Mihane Nartilë Salihu Bala dhe Teuta Hoxha – Morina. Ndërkohë që ka rekomanduar që katër prej tyre të zgjedhen anëtare të Bordit të RTK-së.

Po ashtu, Komisioni Ad-hoc i ka propozuar Kuvendit të Kosovës dy kandidatë nga radhët e komunitetit serb: Mihailo Scepanovic dhe Nelica Veljkovic, e që njëri prej tyre të zgjedhet anëtar bordi.

Rekomandime ka pasur edhe për mandatin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës bëhet me short, ku sipas anëtarëve të komisionit, katër anëtarë do të emërohen me mandat dyvjeçar, dy me mandat trevjeçar dhe tre anëtarë me mandat katërvjeçar.

Kuvendi i Kosovës ka pranuar aplikacionet e 132 kandidatëve, 125 kandidatëve nga radhët e komunitetit shumicë shqiptar, 5 kandidatëve nga radhët e komunitetit serb dhe 2 kandidatëve nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Komisioni Ad-hoc i themeluar me vendim të Kuvendit, ka shqyrtuar listën e kandidatëve dhe nga 132 kandidatë të cilët kanë aplikuar, ka intervistuar 91 kandidatë, pasi që 10 kandidatë kanë mbushur moshën 65-vjeçare, disa prej kandidatëve për arsye personale janë tërhequr nga kandidimi dhe nuk kanë marrë pjesë në intervistim, 12 kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara me konkurs dhe dy kandidatë kanë qenë të komuniteteve tjera jo shumicë.

Anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, zgjedhën nga Kuvendi i Kosovës, në bazë të nenit 26.2.4 të Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments