Sunday, November 24, 2024
HomeSportZyrtare: Interi e largon një tjetër futbollist, befasuese mënyra se si ndodhi

Zyrtare: Interi e largon një tjetër futbollist, befasuese mënyra se si ndodhi

Inter prishi me marrëveshje kontratën me fantazistin portugez, Joao Mario, por firma e këtij të fundit me Benficën, ka bërë që në telashe të përfshihen edhe zikaltrit, pasi tani i pret një betejë ligjore me Sportingun e Lisbonës.

Në verën e 2016-ës, Interi bleu Joao Marion nga bardhe-jeshilët portugezë për shifrën e 40 milionë eurove dhe në kontratë u përfshi edhe një klauzolë, që nëse zikaltrit e shesin fantazistin në ndonjë tjetër klub portugez, detyrohen të shpërblejnë Sportingun edhe me 30 milionë euro të tjera.

Pasi u konsultuan me disa studio të njohura ligjore, drejtuesit e Interit vendosën të mos e shesin mesfushorin te Benfica për shifrën e 7.5 milionë eurove, por të negociojnë prishjen e kontratës me marrëveshje.

Megjithatë menjëherë pas firmës së Joao Marios me Benficën, klubi i Sportingut të Lisbonës ka dërguar një email zyrtar në zyrat e Interit, ku kërkon informacion pse zikaltrit refuzuan ofertën e tyre prej 3 milionë eurosh, për ta lënë më pas të lirë.

Natyrisht gjasat janë që zikaltrit të mos i përgjigjen fare këtij email-i, megjithatë drejtuesit e Sportingut të Lisbonës kanë njoftuar se do të çojnë çështjen në gjykatë dhe do të jetë pikërisht kjo e fundit që do të vendosë se kush ka të drejtë.

Te Interi ndihen të qetë, pasi prishja e kontratës me marrëveshje është një fenomen gjerësisht i njohur në botën e futbollit dhe pas këtij momenti, zikaltrit nuk kanë asnjë peshë në vendimmarrjen e futbollistit për të ardhmen.

Ndërkohë portugezja “O’Jogo” zbulon se agjenti i Joao Marios, Federico Pastorello, kishte për të marrë rreth 4 milionë euro nga arkat e Interit dhe ka vendosur të heqë dorë prej tyre, nëse zikaltrit pranojnë të prishin kontratën me fantazistin portugez.

Sido që të jetë, Joao dëshiron të jetë i qetë dhe të luajë lojën e tij.

Ai ka nisur tashmë përgatitjet për sezonin e ri me klubin e ri.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments