Skuadra e Ulpianës po vazhdon me përforcimin e skuadrës.
Ulpiana është duke vazhduar me transferime para fillimi të sezonit të ri.
Drejtuesit e Ulpianës së fundmi kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin qendror Eglantin Gjoni.
Gjoni sezonin e kaluar ishte pjesë e Drenicës ku pati paraqitje solide, në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të ndryshme në Kosovë dhe Shqipërsi.
Lajmin për transferimi e ri e ka bërë të ditur klubi i Ulpianës përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.