I mjaftoi gjysmë sezoni në Ligën e Dytë të Turqisë, në radhët e Menemensporit, për hedhur një tjetër hap cilësor në karrierë.
David Domgjoni ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin e Lucernës, në Superligën e Zvicrës, duke e mbyllur shumë shpejt përvojën turke.
Ish-futbollisti i Tiranës, Kastriotit dhe Laçit në Kategorinë Superiore, u prezantua si blerja e nga ekipi helvet, që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e gjashtë.
Kujtojmë që Domgjoni, 24-vjeç, i lindur në Prizren, ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, ndërsa majin e kaluar mori ftesë nga Kosova për ndeshjet miqësore me Guinenë dhe Gambian.