Behar Maliqi ka konfirmuar largimin nga klubi i Feronikelit.
Mesfushori defanziv, Behar Maliqi ka konfirmuar se ai nuk do të jetë më pjesë e Feronikelit.
Maliqi e ka konfirmuar këtë nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.
Ai ka falenderuar kryesinë, stafin, bashkëlojtarët e tij dhe tifozët për mbështetjen.
Maliqi gjithashtu ka theksuar se ai i dëshiron suksese klubit dhe shpreson që të kalojnë këtë krizë dhe të kthehen aty ku e kanë vendin, sipas tij në majen e futbollit kosovar.