Gjiganti spanjoll ka sjellur në ekip futbollistin e talentuar turk.
Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me Kayserisporin për transferimin e Emre Demir.
‘Bluagranët’, kanë shpenzuar dy milionë euro për transferimin e tij plus bonuset e caktuar në kontratë.
Demir ka nënshkruarë kontratë gjashtë-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2027, dhe do të ketë një klauzolë largimi plotë 400 milionë euro.
Mesfushori do të qëndrojë për një vit si i huazuar në Turqi, ndërsa në verën e vitit 2022 do t’i bashkohet ekipit të Barcelonës B.
Demir është vetëm 17-vjeçar dhe luan si mesfushor sulmues, edicionin e kaluar zhvilloi 16 ndeshje në Turqi duke realizuar dy gola e një asistim.
Official. Barcelona and Kayserispor have reached an agreement for the transfer of Emre Demir, contract until June 2027. 🔴🇹🇷 #FCB #Barça pic.twitter.com/nOhssLo1pr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 23, 2021