Ekipi nga kryeqyteti ka zyrtarizuar timonierin e ri.
Pak orë më parë Prishtina njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Zekerija Ramadanin.
Skuadra e Prishtinës tani ka zyrtarizuar trajnerin e ri i cili është boshnjaku Abdulah Ibrakoviq.
Ibrakoviq në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla, Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten dhe së fundmi Kapfenberg.
Ai gjithashtu në vitet 2008–2011 ka qenë ndihmës të Përfaqësuesja U-21 e Bosnjë e Hercegovinës.
Prishtina me trajnerin e ri synon që të këndellet pasi momentalisht ndodhen në pozitën e gjashtë në tabelë, ndërsa objektivi i tyre është të mbrojnë titullin kampion. /Lajmi.net/