Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar me shqetësim lidhur me vendimin e institucioneve të Kosovës për t’ia hequr licencën e biznesit televizionit Klan Kosova.
Në një reagim, Zyra e BE-së kanë thënë se po e monitorojnë procesin nga afër.
Zyra e BE-së në Prishtinë thonë se fokusi i tyre është në ndikimin potencial që një vendim i tillë mund të ketë në lirinë e medias.
“BE mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit në Kosovë”, thuhet në reagim.