Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeZyra e BE-së me reagim të ashpër ndaj Qeverisë për shpronësimet në...

Zyra e BE-së me reagim të ashpër ndaj Qeverisë për shpronësimet në Veri dhe 4 bazat policore

Zyra e BE-së në Prishtinë përmes një komunikate për media kanë thënë se janë në dijeni për vendimin preliminar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës për interes publik në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Nga BE-ja konstatojnë se çdo shpronësim është i ndjeshëm për nga natyra dhe për këtë arsye kanë numëruar disa hapa të cilët duhej të ishin ndjekur. Këtu përmendin informimin paraprak të pronarëve, informacionet gjithëpërfshirëse për pronaret e pronave, të drejtën e tyre për të paraqitur komente mbi shpronësimin e kërkuar, dhe mundësinë e kompensimit adekuat, hapa të cilët sipas tyre duhej ndjekur përpara se procesi të vijë në përfundim.

Në këtë reagim thonë se themelimi i katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore, sipas BE-së, në disa rase edhe para fillimit të procedurave të shpronësimit “ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrën e duhur nga institucionet”

“BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahen rreptësishtë procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme, të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve të prekur dhe mbajtësve të interesit respektohen plotësisht”, përfundon reagimi i Zyrës së BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments