Zvicra ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit nëntor.
Fillimisht, “helvetikët” do të ndeshen me Izraelin më 15 nëntor, ndeshje e mbetur nga muaji i kaluar.
Kurse më 18 nëntor përballen me Kosovën në Basel, e tri ditë më vonë udhëtojnë për t’u ndeshur me Rumaninë në Bukuresht.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri janë tre shqiptarët e ftuar në këtë ndeshje.