Sunday, November 24, 2024
HomeBotaZvicra ofron kuponë 50-frangësh për ata që bindin dikë për t’u vaksinuar

Zvicra ofron kuponë 50-frangësh për ata që bindin dikë për t’u vaksinuar

Zvicra do të ofrojë kupon me vlerë të 50 frangave për personat që i bindin të tjerët për t’u vaksinuar kundër Covid-19, tha të premten qeveria zvicerane, si pjesë e përpjekjeve për ta rritur nivelin e ulët të vaksinimit në vend.

Secili person që vaksinohet tash e tutje do të pyetet të përmend dikë që e ka bindur që ta marrë vaksinën dhe ky i fundit do të shpërblehet me një kupon në vlerën e 50 frangave, shkruan Reuters.

“Secili mund të ndihmojë për të bindur një mik, fqinj, koleg pune ose familjar për përfitimet që i sjell vaksinimi. Ky bashkëpunim i popullsisë duhet të shpërblehet”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndonëse numri i rasteve me Covid-19 në Zvicër ka rënë, qeveria ka thënë se gjendja në repartet e kujdesit intensiv mbetet e vështirë.

Zvicra është një ndër shtetet me shkallën më të ulët të vaksinimit në Evropën Perëndimore. Vetëm 58 për qind e popullsisë prej 8.7 milionësh është vaksinuar me të dyja dozat.

Qeveria ka ndarë 150 milionë franga për fushatën me kuponë dhe po planifikon një javë kombëtare të vaksinimit me 170 qendra mobile për këtë qëllim.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments