Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Bullgarisë dhe kështu ka arritur kualifikimin në Kampionat Botëror, duke lënë jashtë kampionin evropian, Italinë.
Golat për vendasit i shënuan Okafor 48′, Vargas 57′, Itten 72′ dhe Freuler 90+1.
Kështu, Zvicra siguron kualifikimin në Kampionat Botëror, duke u renditur e para në grupin C me 18 pikë, dy më shumë se Italia që barazoi ndaj Irlandës Veriore.
Bullgaria në anën tjetër mbetet e katërta me tetë pikë të grumbulluara në këtë kampanjë kualifikuese.