Saturday, November 23, 2024
HomeBotaZvicra do të riatdhesojë 80 pacientë me Covid, gjysma e tyre nga...

Zvicra do të riatdhesojë 80 pacientë me Covid, gjysma e tyre nga Ballkani

Zvicra po planifikon të riatdhesojë rreth 80 persona jashtë vendit të cilët aktualisht janë të infektuar me Covid. Shërbimi mjekësor i ushtrisë ka informuar kantonet të premten lidhur me projektin në fjalë.

Rreth gjysma e të prekurve janë sëmurë gjatë pushimeve të tyre në vendet e Ballkanit, transmeton albinfo.ch.

Tobias B ,r, zëdhënës i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Shëndetit (GDK), ka konfirmuar për Agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, të shtunën, një raport përkatës nga gazetat Tamedia (botimet e së shtunës).

Riatdhesimi në këtë kontekst konsiderohet “urgjent” për të paktën tetë persona nga grupi i përmendur.

Shërbimi mjekësor i ushtrisë u ka bërë thirrje kantoneve dhe spitaleve për “solidaritet, transparencë dhe ndershmëri”, përcjell albinfo.ch.

Siç ka konfirmuar më tej GDK, përfaqësuesit e kantoneve, GDK, shërbimi mjekësor i ushtrisë dhe shoqatës për mjekësinë e kujdesit intensiv do të diskutojnë të hënën mbi çështjet ligjore, organizative dhe logjistike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments