Kompanitë e basteve i kanë zbuluar kuotat për ndeshjen miqësore ndërmjet Zvicrës me Kosovën, e cila do të zhvillohet nesër mbrëma duke filluar nga ora 18:00.
“Helvetikët” konsiderohen si favoritë absolutë për ta fituar duelin me “Dardanët”, i cili do të luhet në Zurich.
Kompania e njohur e basteve, “unibet” fitoren e Zvicrës e vlerëson me kuotën 1.33, barazimin 5.25 dhe fitoren eventuale të Kosovës 11.
Ndërkohë, edhe kompanitë tjera i kanë dhënë vlerësimet e tyre të kësaj loje përmes kuotave.
Për shembull, “betfair” e vlerëson fitoren e Zvicrës me 1.24, barazimin 4.50 e fitoren e Kosovës 10.
Edhe kompanitë tjera të njohura botërore për baste i kanë vendosur kuotat e ndeshjes që po konsiderohet si vëllazërore ndërmjet Zvicrës me Kosovën, shkruan “Gazeta Express”.
“Dardanët” e kanë marrë sot rrugën drejt shtetit helvetik para ndeshjes së nesërme ndaj Shaqirit e Xhakës me shokë.