Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaZv.ministri Vokrri: Nuk do të ketë sukses iniciativa e serbëve për shkarkimin...

Zv.ministri Vokrri: Nuk do të ketë sukses iniciativa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve në veri

Zëvendësministri në MAPL, Arbër Vokrri, vlerëson se nuk do të ketë sukses iniciativa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore të vendit, edhe nëse arrihet 20 përqindëshi i nënshkrimeve që është i domosdoshëm për të shkuar në zgjedhje.

Siç u shpreh në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, kjo është përshtypja e tij në bazë të vizitave të tij në veri.

“Sidomos në komunën më veriore dhe më të madhe territorialisht, që është Leposaviqi, sepse disponimi i qytetarëve të atjeshëm është i tillë që më me qejf nuk do të ktheheshin në situatën e mëhershme ku kanë qenë të detyruar të jetojnë nën presionet e  Listës Serbe. Komuniteti serb e ka këtë qëndrim”, deklaroi Vokrri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments