Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaZv/kryeministri Bislimi përplaset me opozitën për marrëveshjen për targat

Zv/kryeministri Bislimi përplaset me opozitën për marrëveshjen për targat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është përplasur me deputetët opozitar për marrëveshjen për targat e automjeteve me Serbinë.

 

Në seancën e sotme plenare, duke e mbrojtur marrëveshjen për targat, Bislimi tha se e njëjta është krejt ndryshe nga marrëveshjet paraprake dhe se targat KM trajtohen si ilegale. Kjo u kundërshtua nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, të cilët e kritikuan zëvendëskryeministrin edhe për gjuhën e komunikimit.

“Për herë të parë kjo marrëveshje këto targa i trajton si ilegale, targa të një shteti që nuk e njohim dhe rrjedhimisht i mbulojmë me stikers. Këto targa mbulohen në Kosovë dhe është për një marrëveshje 6 mujore….Kjo marrëveshje u cilësua edhe më e dëmshme se marrëveshja për Zajednicën, më e dëmshme se marrëveshja për energjinë, më e dëmshme se marrëveshja për drejtësinë, më e dëmshme se bisedimet për ndarjen e Kosovës. Një e vërtetë e madhe është në këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje është krejt ndryshe prej marrëveshjeve paraprake. Ata të cilët marrëveshjet paraprake i shohin sit ë mira, nuk kanë se si ta shohin këtë marrëveshje sit ë keqe. Një e pavërtetë tjetër që u tha nga personi që detyrë shtëpie e ka që të shpërndaj të pavërteta tha se ju merrni 5 euro për vendosjen stikersa. Gënjeshtër e kulluar, këto stikersa janë pa pagesë dhe këtë e keni ditur”, tha ai.

Këtë deklaratë, shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri e vlerësoi si asgjë dhe kërkoi nga kryeministri Kurti që të rishqyrtojë pozicionin e Bislimit në raport me dialogun me Serbinë.

“Pozicioni i këtij personi që e kemi zëvendëskryeministër duhet me u rishqyrtuar, unë mendoj se nëse kryeministri dëshiron me i bërë një favor këtij vendi, këta mundet me lanë zëvendëskryeministër, por duhet me tërheq prej bisedimeve me Serbinë pasi ka bërë dëm të madh. Sot s’po na thotë asgjë ndryshe, por del dhe ofendon në foltore”, tha ai.

Kritik ndaj Bislimit u shpreh edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili e akuzoi se ka legalizuar targat KM në Kosovë.
“Nëse këto targa janë ilegale qysh munden me hy në kufi të Kosovës. Pra nëse janë ilegale duke nënshkruar marrëveshje i ke legalizu, i ke legalizu qeverinë e Serbisë mbi territorin e Kosovës. Është e vërtet që në Kosovë janë sjellë ilegalisht, por t’i po i quan ilegale dhe ke nënshkruar marrëveshje me Serbinë duke i pranuar”, shtoi ai.

Duke prezantuar marrëveshjen në tërësi, Bislimi tha se targat KM nuk përmendën përmenden fare, pasi konsiderohet si ilegale.
“Ku përmendët këtu tabelat KM, ne nuk kemi pranuar me disktu se kemi thënë se janë ilegale. Në marrëveshjet e juaja gjithkund thuhet status speciale për targat KM”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments