Friday, November 15, 2024
HomeEkonomiZv/ambasadori gjerman kërkon që diasporës t’i mundësohet të investojë në Kosovë

Zv/ambasadori gjerman kërkon që diasporës t’i mundësohet të investojë në Kosovë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGjK) ka prezantua rezultatet e anketës vjetore, ku kanë marrë pjesë zëvendësambasadori gjerman Jan-Axel Voss dhe ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari.

 

Drejtoresha e OEGjK, Nora Hasani tha se të gjitha rekomandimet e dal nga raporti do t’i komunikohen Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

“…ky raport është i rëndësishëm që të komunikojmë edhe me qeverinë që t’i adresojmë rekomandimet. Përkundër situatës kompanitë presim zhvillime pozitive dhe të investojnë në to dhe ka nevojë Kosova për imazh të mirëfilltë jashtë vendit”.

Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë dhe Industrisë tha se ende ka shumë punë për të përmirësuar klimën e të bërit biznes.

“Kriza që ka sjellë Covid ka incizua ndryshime në të bërit biznes. Pandemia ka shpejtuar edhe digjitalizimit. Dhe shpreh mirënjohje për gjithë ndërmarrësit në Kosovë. Rritja e të hyrave varet nga performanca ekonomike e Kosovës”.

“Është një studim nga instituti i Vjenës kanë sjellë prezantim për të tërhequr investime të huaja post Covid. Studimi ka treguar se interesi për të bërë biznes do të rritet me siguri. Qeveria është e përkushtuar kërkimin e zgjidhjes sa i përket zhvillimit industrial. Ne po punojmë për tregti dhe industri. Tani që jemi duke vendosur një shtet të së drejtës do të bëhemi më tërheqës nga diaspora. Ne duhet t’i marrim resurset më të mira që kemi dhe të kemi zhvillim të industrisë”.

Jan-Axel Voss zëvendësambasador i Gjermanisë tha se është e nevojshme që diasporës t’i mundëoshte të investojë në Kosovë, raporton EO

“Rezultate reflektojnë qeverisjen e kaluar sesa këtë Qeveri për shkak se rezultate janë zhvilluar në mars prill 2021. Duhet një involvim më shumë i diasporës për të investuar”.

Sytrime Dervisholli, analiste për politika dhe marrëdhënie me Qeverinë, tha se në anketimi janë përfshi 1 454 kompani nga të cilët 85 ishin nga Kosova, duke shtuar se gjendja aktuale në industri del të jetë e mirë, raporton EO.

“Rezultatet janë befasuese sepse kemi pritur përgjigje të rezervuara. Kanë plane afatgjate për punësim. 21% e kompanive kanë deklaruar se shitjet janë kthyer në komani të tyre”.

“Kosova në krahasim me vendet e rajonit ka qëndrim më pozitiv për zhvillim në të ardhmen dhe 79% do të investonin në Kosovë. Gjendja aktuale në industri në biznese 31% mirë 26% janë përgjigjur keq. Kështu që gjendja aktuale në industri është e mirë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments