Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE) është deklaruar se arsyeja për shtrenjtimin e energjisë elektrike është rritja e çmimit të bursave.
Kështu, ata u deklaruan në takimin që i thirrën mediat për të diskutuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15%.
Derisa, zyrtari për media i ZRRE-së, Petrit Pepaj tha se që nga vendosja në konsultim publik të këtij raporti ZRRE-ja ka pranuar 396 komente nga qytetarët, 8 nga OJQ dhe sindikata, 4 nga bizneset, një deputet, një koment nga Ministria e Ekonomisë dhe një koment nga Presidenca e Kosovës.
“Në momentin kur e kemi publikuar raportin e konsultimit kemi deklaruar se për këtë rritje shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursa. Nuk ka diçka tjetër që ka ndodhur. Ne jemi duke punuar me orar të zgjatur, do të arrijmë që të përgjigjemi në komentet e qytetarëve deri më 11 prill, kur mund të jemi të gatshëm. Vendimi, që pritet të merret më 11 prill pritet të fillojë zbatohet më 1 maj”, tha Pepaj.
Këtë takim të thirrur nga ata, ZRRE-ja ka kërkuar që të bisedojë “bilateralisht me gazetarë, pa kamera”.