Sunday, November 24, 2024
HomeTop Lajmet“Zoti i ndihmoftë atij”, ish-ministrat flasin për skemat sociale të premtuara nga...

“Zoti i ndihmoftë atij”, ish-ministrat flasin për skemat sociale të premtuara nga Kurti

Ndarja e shtesave për fëmijë, shujtat për fëmijë, rritja e pagës minimale në 250 euro dhe dhënia e kësaj page grave lehona të papuna për 6 muaj si dhe ndërtimi i banesave për çiftet e reja ishin disa nga premtimet e kryeministrit, Albin Kurtit gjatë fushatës zgjedhore.

Por realizimi i këtyre premtimeve po shihet me mëdyshje, kjo për shkak edhe të situatës ekonomike të krijuar nga Covid-19.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri tha se premtimet e Kurtit nuk janë të bazuara, derisa ka shtuar se duke e njohur potencialin ekonomik të vendit nuk duhet të bëhen këto lloj premtimesh.

Shatri tutje tha se premtimet për “lulëzim” social, të cilat i prezantoi Kurti nuk janë të përballueshme edhe për buxhetin Shteteve të Bashkuara të Amerikë.

E nëse vazhdon situata me pandeminë deri në fund të viti Shatri thotë se për 10% do të bien të hyrat buxhetore.

“Zoti i ndihmoftë atij. Nëse në personin e vetë ka pak moral dhe ka dalë publikisht ka premtuar atëherë ai duhet që ato premtime me ditë në çka i ka bazuar”.

“Unë sa e njoh potencialin ekonomik dhe financiar të Kosovës nuk kisha guxuar kurrë më dal me ato premtime se nuk dua me mashtruar opinionin, bile shumë herë kam qenë i kritikuar se përse nuk kam ditë me bë politik por kam fol objektivisht tu u mbështet në informacionet që i kam pasur .Këtë vit ekonomia e Kosovës ka rrëshqitur mbrapa për shkak të pandemisë në gjendjen e vitit 2018, dhe tash nuk i kemi 7 miliardë e 500 milionë bruto produkt, por i kemi diku 6 miliardë e gjysmë, dhe kjo zbritje që nëse vazhdon ky vit deri në fund me efekte të pandemisë për 10% i bie që edhe të hyrat buxhetore kanë me ra, sado ngarko ti ekonominë me taksa dhe është e ngarkuar diku 28-29% me ligje aktuale, ku ka mi marr mjetet për me i realizuar ato premtime, unë nuk e di vetëm nëse është planifikuar ndonjë Lazarat”.

“…se prej kësaj ekonomie që na e kemi me 6 miliardë e gjysmë, merrja 30% taksat, tatime e forma të ndryshme nuk mundet me dal mbi 2 miliardë të hyra dhe me 2 miliardë të hyra obligimet ligjore që i ka ky vend për paga, për investime kapitale, kontrata  të lidhura për mallra e shërbime, për institucione, shëndetësi janë të paragjykuara ku do të shkojnë”.

“…këto premtime për një lulëzim social, për banesa kush martohet banesë të re, këto nuk mundet mi përballu as buxheti i Shteteve të Bashkuara, proporcionalisht po flasë, ai shtet ka më shumë banorë dhe potencial më të madh dhe ne jemi më pak dhe potencial shumë më të vogël, por nuk mundet se nuk ka ku me i marrë, nëse donë mi rrit taksat e ngarkon standardin jetësor, ku ka mi marr tjetërkund, borxhe publike për me ndreq ose për me financuar probleme financiare nuk të jep askush në këtë botë, borxhe publike të japin për probleme botërore si pandemia në shuma të vogla, edhe të japin kompanitë financiare në kushte të caktuara se duhet mi kthye me një kamatë”.

Mestjerash ai tha se dëshira e kryeministrit Kurtit mund të jetë e sinqertë, por premtimi jo.

“Njerëzit më qef kanë me i rrejt këndshëm se me i informuar objektivisht. Informata e hidhur është që nuk kemi potencial, ekonomia jonë  krejt është 6 miliardë e gjysmë bruto produkti. Dëshira e tij është e sinqertë por premtimi i tij nuk është i sinqertë i pa bazuar është, ndoshta ka njerëz që kanë shop magjik shkojnë me një shpellë dhe e prekin shkëmbin e bëhen flori”.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala në një intervistë për Ekonomia Online tha se skema sociale e premtuar nga  Kurti është një kopje e planit të ministrisë e Planifikimit Hapësinor, në kohën sa ai ishte ministër, si dhe prej planit të PDK-së.

“Asgjë më shumë se sa premtime të fushatave elektorale, tani më kur ishte në top agjendë çështja e punësimit dhe zgjidhjeve të problemeve sociale kjo pikë në agjendën e qeverisë është larguar nga agjenda prioritare dhe tash kanë filluar bisedimet dhe në top agjendën e qeverisë janë çështjet e negociatave me faktorin ndërkombëtarë dhe me Serbinë”.

“Kemi një shmangie totale nga premtimet elektorale dhe pas elektorale të Kurtit, por nëse ndalemi saktësisht çështjes së premtimeve për skema sociale asgjë më shumë se sa një kopje e thjeshtë që ju është bërë të kaluarës në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor kur unë isha ministër dhe një pjesë e madhe e premtimeve janë marr nga plani që ka qenë i hartuar në pjesën e ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe që ka qenë edhe pjesë e planit partiak të Partisë Demokratike”.

Ish-ministri Shala tutje tha se tash Kurti nuk e ka fare në agjendë prej formimit të Qeverisë, që sipas tij kjo do të përfundon si shumë propozime të tjera.

Ai tha se janë saktësisht të pa realizuara dhe do të harrohen nga vetë ata.

“…ne do t’i gëzoheshim shumë nëse mbahen ato larg të vërtetës, larg realitetit dhe sot të gjitha bankat në Kosovë kanë marrëveshje me ndërtimtarët dhe të ritë tanë po paguajnë shumë shtrejt çështjen e banimit, ndërsa u mashtruan një periudhë të caktuar kohore që tash më nuk e ka në agjendë, dhe më thuani ku mund ta gjeni vetëm një shkronjë në këto 30-40 ditë të Qeverisë Kurti që ju është kthyer kësaj pune, dhe në realitet përfundon siç kanë përfunduar shumë propozime, ide dhe qëllime që kemi një shmangie substanciale nga ajo që dikur VV-ja kishte dhënë premtim. Janë saktësisht të pa realizuara dhe do të harrohen nga vetë ata që i premtuan”, tha Shala për EO.

Ndryshe, në vendimet e fundit, Qeveria e Kosovës i ka ulur shtesat në kategorinë e skemave sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments