Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaZonja e Parë e SHBA-së “në luftë” pa paralajmërim, takohet me Zonjën...

Zonja e Parë e SHBA-së “në luftë” pa paralajmërim, takohet me Zonjën e Parë të Ukrainës

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, udhëtoi pa paralajmërim për në Uzhhorod në Ukrainë, një qytet i vogël në skajin ekstrem jugperëndimor të Ukrainës.

Në një shkollë të rinovuar që tani shërben si strehim i përkohshëm për qytetarët e zhvendosur, Biden u takua me zonjën e parë të Ukrainës, Olena Zelensky, e cila nuk është parë në publik që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt.

“Mendova se ishte e rëndësishme t’i tregoja popullit ukrainas se kjo luftë duhet të përfundojë dhe se kjo luftë ishte brutale dhe se populli i Shteteve të Bashkuara qëndron pranë popullit të Ukrainës”, tha Biden.

Gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky e falënderoi Biden për “aktin e saj të guximshëm”.

“Ne e kuptojmë se çfarë i duhet zonjës së parë të Amerikës që të vijë këtu gjatë luftës kur aksionet ushtarake zhvillohen çdo ditë, ku sirenat ajrore tingëllojnë çdo ditë – edhe sot”.

Më herët sot, Jill Biden kaloi Ditën e Nënës duke vizituar Sllovakinë, ku u takua me nënat ukrainase të zhvendosura nga lufta.

Jill Biden se sastala s prvom damom Ukrajine Olenom Zelenskom
00:00
/
00:22

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments