Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj tha se Qeveria Kurti duhet ta shkarkojë ministrin serb në Kosovë, Goran Rakiq.
Zogaj tha se Rakiq hapur po kërkon ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë, për të cilin thotë se kjo është shpallje lufte nga një ministër i Qeverisë Kurti.
“Me gjithe ngjyrimin elektoral, aksioni i sotem po shihet qarte qe e ka pase mbeshtetjen e NATO-se, dmth te ShBA-ve. Vendimin tjeter qe Qeveria Kurti ishte dashte me e marre tash eshte shkarkimin e ministrit Rakiqit, i cili hapur po kerkon nga Serbia me nderhy ne Kosove. Kjo eshte shpallje lufte nga nje minister i Qeverise Kurti”, shkroi Zogaj.
Ndryshe, një zyrtar i NATO- ka thënë se “Policia e Kosovës është duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit përgjatë Kosovës” dhe se “misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja është në komunikim të pandërprerë me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”.