Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe më gjerë ka ngjallur reagime të shumta nga shumë njohës politik.
Përkundër kësaj, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reagur lidhur me këtë cështje.
Kurti është shprehur se po bëhet një fushatë që po tenton të fajësojë Qeverinë për këtë, madje ai ka thënë se Qeveria është në anën e qytetarëve, ndërsa sipas tij ata që fajësojnë Qeverinë e tij nuk e kanë pasur asnjëherë brengë rritjen e këtyre çmimeve.
“Kurse ata që po fajësojnë Qeverinë tani, kurrë nuk e kanë pasur brengë çmimin e bukës, e as hallet e qytetarëve. Përndryshe do të kishin reaguar me kohë kur zaptohej toka bujqësore. Për 10 vite, më se gjysmë miliardë euro të taksave i kanë shpenzuar për bujqësi, e produktiviteti bujqësor ka pësuar rënie, sepse subvencionet nuk u shkonin bujqve por xhepave të miqve të tyre”, ka shkruar mes tjerash Kurti.
E pas kësaj ka reaguar edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend Petrit Zogaj, ku e ka kritikuar Kurtin për ikje nga përgjegjësia e tij.
Zogaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku e ka quajtur mashtrues kryeministrin, ku sipas tij në cilëndo pozitë që Kurti ndodhet, atëherë faji ndodhet tek personat të cilët ndodhen përballë tij.
“Kur jam ne opozite, qeveria eshte fajtore per rritje te cmimeve dhe shtrejtimt te jeteses. Ndersa, kur jam ne pushtet, kritiket e qeverise jane fajtore per rritje te cmimeve. S’eshte pune me e kape pergjegjesia liderin. Cfare mashtruesi” , thuhet në postimin e Zogajt.