Me kënaqësi dhe nder të veçantë, nënkryetari Zogaj, së bashku me Drejtorin e Planifikimit, Arbërin, nënshkruan deklaratën zyrtare për fillimin e konkursit arkitektonik ndërkombëtar për dizajnimin e “Parkut Përkujtimor Dr. Ibrahim Rugova dhe Bibliotekës Presidenciale”.
Ky projekt përfaqëson një pikë referimi për gjithë kombin, duke ruajtur kujtimin e përhershëm për vizionarin dhe liderin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Njëkohësisht, kjo hapësirë do të shërbejë si burim i vlefshëm dijeje dhe inspirimi për brezat e ardhshëm.
Në këtë frymë, ftohen arkitektët më të mirë nga e gjithë bota të paraqesin vizionet e tyre dhe të kontribuojnë në një projekt që mishëron vlerat kombëtare, historinë dhe trashëgiminë intelektuale të Kosovës.
Ky është hapi i parë në një proces që do ta transformojë këtë hapësirë në një simbol të përhershëm të unitetit, kulturës dhe arsimit.#DrIbrahimRugova #BibliotekaPresidenciale #Kryeqyteti