Alban Zogaj, kandidat i LDK-së për deputet, njëherësh nënkryetar i komunës së Prishtinës u shfaq nga Brezovica, ku tha se Lumir Abdixhiku, do të prezantoj sot një projekt ambicioz për zhvillimin e Qendrës së Skijimit në këtë zonë.
Ai thekson se synim i Abdixhikut është ta transformojë këtë rajon malor në një nga destinacionet kryesore për turizmin dimëror në Ballkan.
“Ky projekt vjen si pjesë e angazhimeve të Abdixhikut për të stimuluar zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke shfrytëzuar potencialin e madh që ka sektori i turizmit dhe duke i dhënë prioritet infrastrukturës”.