Kuvendi komunal i Prishtinës, ka kërkuar që të mbahet një seancë të jashtëzakonshme të enjtën e kësaj jave. Dy pika janë pjesë e rendit të ditës në këtë seancë.
Shkarkimi i anëtarëve të komisioneve komunale të aksionarëve të ndërmarrje publike dhe emërimet, zgjedhja e anëtarëve të komisioneve komunale të aksionave në ndërmarrjet publike të Prishtinës.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një prononcim për Indeksonline e ka quajtur si përpjekje e lodhët e opozitës.
“Kjo është një përpjekje e lodhët e opozitës, kryesisht e Vetëvendosjes në Prishtinë për të dalur në sipërfaqe. Ka një vit e gjysëm që si rezultat i punëve tona ata kanë mbetur të padukshëm në qytet” ka thënë Zogaj.