Është rikthyer sonte furnizimi me energji elektrike në Nënstacionin Prishtina 3. Për stabilizimin e situatës KOSTT ka bërë një improvizim të përkohshëm që ka mundësuar energjizimin e nënstacionit.
“Pas një pune intenzive të të gjitha ekipeve të KOSTT, në ora 19:03 është kthyer në operim transformatori TR2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3 dhe është stabilizuar furnizmi me energji elektrike për qytetarët e afektuar”, thuhet në njoftim.
Ky problem sipas KOSTT ka ndodhur për shkak të një avarie të madhe me datë 03.04.2024.
Për stabilizimin e situatës janë angazhuar mbi 50 punonjës.
“Pas rikthimit të furnizimit, KOSTT do të punoj ngushtë me të gjitha institucionet relevante dhe akterët e nevojshëm për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe për të identifikuar shkaqet që kanë shkaktuar avarinë”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë: