Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaZjarrfikësit e Prishtinës pastrojnë platonë te shtatorja e ish-presidentit Clinton

Zjarrfikësit e Prishtinës pastrojnë platonë te shtatorja e ish-presidentit Clinton

Shoqata “Miqtë e Amerikës” së bashku me zjarrfikësit e Prishtinës, kanë larë platonë e shtatores së ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA.

Gjithashtu u bë edhe vendosja e një flamuri të ri amerikan.

Mëngjesin e 11 shtatorit, 2001, banorët e Nju Jorkut po bëheshin gati të nisnin ditën, kur një avion i rrëmbyer goditi qëllimisht njërën kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ishte ora 08:46. Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër, po ashtu i rrëmbyer, u përplas për kullën e dytë.

Dy ndërtesat 110-katëshe – rrokaqiejt më të lartë në Nju Jork – i përfshinë flakët, ndërsa qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brend

Vetëm pak minuta pas deklaratës së tij, në orën 09:37, avioni i tretë i rrëmbyer u përplas qëllimisht për njërën anë të ndërtesës së Pentagonit – selisë së mbrojtjes amerikane – pranë Uashingtonit.

Avioni i katërt, që besohet se kishte në shënjestër ndërtesën e Kongresit, gjithashtu në Uashington, u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve.

Në total, 2 977 njerëz – pa përfshirë 19 rrëmbyesit e avionëve – vdiqën në sulme, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments