Oleksandr Zinchenko është shpallur lojtari i ndeshjes, Suedia – Ukraina.
Ukraina ka arritur për herë të parë në çerekfinale të Kampionatit Evropian, ku në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Anglinë.
Ukrainasit arritën të shënojnë gol në sekondat e fundit, përkatësisht në min 122′ të vazhdimeve për të siguruar një biletë në çerekfinale.
Zinchenko pas paraqitjes fantastike ndaj Suedisë, me kontributin e tij në fushë arriti t’i ndihmojë skuadrës së tij për ta shkruar historinë.
Në fakt, Zinchenko shënoi golin e parë dhe asistoi në golin e fitores në min 121′.
Ai është shpallë lojtari i ndeshjes nga UEFA.