Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaZhivkoviqit i pengoi që Thaçi e themeloi PDK’në, dha urdhër që partia...

Zhivkoviqit i pengoi që Thaçi e themeloi PDK’në, dha urdhër që partia e tij të hiqet nga LIBSEEN

Zoran Zhivkoviqit, themeluesit të partisë serbe “Nova Stranka”, i ka penguar shumë fakti që Partia Demokratike e Kosovës, e themeluar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, u anëtarësua në Organizatën e Partive Liberale të Europës Juglindore (LIBSEEN).

Partia e Zhivkoviqit lëshoi një deklaratë me anë të së cilës njoftuan se do të largohen nga kjo organizatë, pasi e konsideruan PDK-në si “organizatë të themeluar nga kriminelët e luftës”.

“Ne nuk ndajmë të njëjtat vlera civilizuese që janë në thelb të ideologjisë liberale. Ne besojmë se anëtarja më e re e LIBSEEN nuk ka përjetuar një katarsis të plotë dhe distancim nga themeluesit e tij, të cilët akuzohen për krime të rënda lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ndër aktet për të cilat akuzohen hemeluesit janë burgimi i paligjshëm, trajtimi mizor, tortura dhe vrasja, si dhe kapja, zhdukja me forcë dhe persekutimi i njerëzve”, thuhet deklaratën e partisë serbe, shkruan Nova,rs.

Zhivkoviq ishte kryeministër i Serbisë në vitet 2003 dhe 2004. Ai mori pjeë në negociatat e para mes Kosovës dhe Serbisë në tetor të vitit 2003, kur udhëheqës i delegacionit shqiptar ishte presidenti historik, Ibrahim Rugova.

Ish-kryeministri serb e ka akuzuar disa herë ish-presidentin Hashim Thaçi për krime, sidomos gjatë viteve të para të pasluftës.

Ai ishte një piun i vyer i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe një bashkëpunëtor i kahmotshëm i ish-kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments