Edhe një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Podujevë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është duke u hetuar, derisa i njëjti është paraqitur nga babai i saj.
“Fsh. Llapashticë e Poshtme, Podujevë, 31.07.2021 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dinë gjë për fatin e saj. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë PK në raportin e saj, pa dhënë detaje tjera.