Pas 13 ditëve bllokadë, situata në veri është shtensionuar me zhbllokimin e rrugëve. Pika e parë e Marrëveshjes në Bruksel për targat është zbatuar. Barrikadat me mjete të rënda që ishin vendosur nga serbët lokalë prej 20 shtatorit janë larguar, e me këtë edhe njësitet speciale të Policisë. Tash, në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak po qëndrojnë forcat paqeruajtëse të KFOR-it dhe policët kufitarë.
Pika e parë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, parashihte që nga ora 8:00 e mëngjesit të 2 tetorit, të fillojë largimi i barrikadave nga rrugët që të dërgojnë në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, vendosjen e KFOR-it në pozicionet e njësiteve speciale të Kosovës dhe tërheqjen e këtyre të fundit. Kjo pikë është e marrëveshjes është zbatuar sot.