Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaZgjedhjet në Veri, Kurti: Kushdo që cenon këtë të drejtë do të...

Zgjedhjet në Veri, Kurti: Kushdo që cenon këtë të drejtë do të përballet me forcën e ligjit

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se Qeveria është në shërbim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore – duke i paralajmëruar penguesit potencialë të këtyre zgjedhjeve se do të përballen me forcën e ligjit.

Kryeministri është pyetur nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi se çfarë janë duke bërë që të mbahen zgjedhjet në Veri.

”Qeveria e Kosovës në procese zgjedhore është në shërbim të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe ne kësisoj i përgjigjemi kërkesave të tyre. Kësisoj konform obligimeve kemi ndërmarrë veprimet e duhura në mbështetje të KQZ-së, kemi vënë në funksion mekanizmat institucionalë dhe burimet e nevojshme për përgatitjen për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të vendit”, ka thënë Kurti.

Kreu ekzekutivit ka theksuar se nëpërmjet Ministrisë së Financave janë ndarë mjetet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Por Kurti e ka një paralajmërim për ata tentojnë ta cenojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar.

“E gjejë rastin të theksoj se pluralizimi politik dhe e drejta e votimit lirishëm te komuniteti serb janë të domosdoshme. Kushdo që dëshiron ta vijon ta cenojë këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër pos përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, ka thënë Kurti.

Më pas, kreu i ekzekutivit tha se si institucione janë duke bërë gjithçka, duke përmendur edhe strukturat paralele serb që Kurti thotë se janë që nga koha e Millosheviqit. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments