Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian prej kohësh janë duke kërkuar organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore, duke thënë se një gjë e tillë duhet të ndodh sa më shpejt. Ndërkohë për të shkuar tek zgjedhjet e reja, dorëheqja e kryetarëve nuk është parë si zgjidhje nga Qeveria e Kosovës, e cila ka vendosur hartimin e një Udhëzimi Administrativ për shkarkimin e kryetarëve të zgjedhur përmes organizimit të peticioneve
Megjithatë në rast të respektimit maksimal të afateve të cilat përshkruhen në udhëzimin e administrative të përgatitur nga MAPL, ky proces mund të zgjasë plotë 118 ditë deri në finalizimin e procesit për shkarkimin e kryetari të një komune përkatëse, duke mos përjashtuar edhe faktin që i gjithë procesi mund të dështojë nëse në fund nuk votojnë 50%+1 e votuesve.
Ministri Elbert Krasniqi në profilin e tij në “facebook” ka publikuar Udhëzimin e MPAL-së në të cilin përshkruhet rruga deri në organizimin e votimit për shkarkimin e kryetarit të një komune përkatëse.
Grupi nismëtar para se të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve për kërkesën e largimit të kryetarit të komunës, duhet të njoftojë Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe mund ta vë në dijeni edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Pas marrjes së njoftimit nga Grupi Nismëtar, Kryesuesi i Kuvendit Komunal njofton KQZ-në dhe ministrinë përkatëse për pushtetin lokal, raporton Express.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal pasi të pranojë njoftimin, ka afat pesë ditë për të shqyrtuar kërkesën dhe për të regjistruar Grupin Nismëtar si palë të autorizuar. Nëse kjo dështon, atëherë Grupi Nismëtar mund t’i drejtohet KQZ-së dhe të regjistrohet si palë e autorizuar.
Jo më vonë se pesë ditë nga regjistrimi i Grupit Nismëtar, Kryesuesi i Kuvendit Komunal i kërkon KQZ-së numrin e përditësuar të voutesve në komunën përkatëse, mbi bazën e të cilit përllogaritet 20%.
Më pas KQZ ka afat pesë ditë për ta njoftuar Kryesuesin e Kuvendit dhe Grupin Nismëtar me numrin e votueseve në komunën përkatëse.
Pesë ditë pas regjistrimit të Grupit Nismëtar duhet që këta të fundit të pajisen me dokumentet e nevojshme. Grupi Nismëtar në një periudhë kohore prej 30 ditësh pas paisjes më dokumentet përkatëse duhet të mbledh numrin e nevojshëm të nënshkrimeve. Ky afat mund të shtyhet një herë me kërkesë të Grupit Nismëtar për 15 ditë.
Pas mbledhjes së nënshkrimeve, Grupi Nismëtar ia dërgon ata Kryesuesit të Kuvendit Komunal. Brenda një afati tre ditor, Kryesuesi i Kuvendit Komunal e dërgon listën e nënshkrimeve në KQZ.
KQZ më pas merret me verifikimin dhe e listës së nënshkrimeve . në rast se nuk është arritur 20 % e nënshkrimeve, KQZ njofton Grupin Nismëtar të cilit i jepen edhe dhjetë ditë afat shtesë për plotësimin e nënshkrimeve. Për këtë afat shtesë, KQZ njofton Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe MAPL-në.
Nëse as pas këtij afati nuk plotësohet 20 % e nënshkrimeve, atëherë nisma konsiderohet e dështuar dhe njoftohen institucionet përkatëse. Por nëse plotësohet 20 % e nënshkrimeve, atëherë organizohet votimi për largimin e kryetarit të Komunës nga KQZ-ja.
KQZ-ja brenda një afati prej 45 ditësh që prej kur konstaton se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme, duhet të organziojë procesin e votimit për largimin e kryetarit.
Që votimi të konsiderohet i suksesshëm duhet të votojnë 50% +1 e votuesve, në të kundërtën konsiderohet si peticion i dështuar dhe organizimi i një peticioni tjetër s’mund të ndodh pa kaluar një vit.
Zgjedhjet e reja në katër komunat veriore janë kërkesë e faktorit ndërkombëtar, meqë sipas tyre zgjedhjet e fundit prej ku kanë dalë kreytarët e rinj s’kanë prodhuar zgjidhje afatagjate politike.
Këto zgjedhje në veri e kanë çuar Kosovën edhe në një përplasje me aleatët dhe sanksione ndërkomëbtare, meqë Qeveria s’kishte dëgjuar këshillat e tyre për të mos i çuar kryetarët e rinj në objekte komunale nën përcjellje të forcave policore.
Një veprim i tillë i Qeverisë së Kosovës ka çuar në tensione në veri, meqë grupet kriminale atje të inflitruara mes banorësh lokalë dhe të dirixhuar nga Beogradi kishin sulmuar ushtarët e KFOR-it dhe në disa raste kanë ushtruar dhunë edhe ndaj gazetarëve.