Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diel është 41 mijë e 12 votues.
24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeçare pas 14 shkurtit kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare apo do ta arrijnë këtë moshë deri më 17 tetor në ditën kur mbahen zgjedhjet lokale.
Po ashtu pjesë e 41 mijë e 12 votuesve të rinj janë edhe tetë mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohen se janë të regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Po ashtu, si votues të rinj, konsiderohen edhe shtatë mijë e 378 votuesit të cilët janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe që ishin larguar nga lista votuese sepse kanë pasur vetëm dokumente identifikimi të lëshuara nga UNMIK-u.