Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaZëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rrjete sociale prezanton Brezovicën si pjesë...

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rrjete sociale prezanton Brezovicën si pjesë të Serbisë

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, tash e 23 vjet është pjesë e institucionit kryesor të sigurisë.

Jankoviq sipas të dhënave të Policisë jeton në Shtërpcë, një komunë e cila gjendet në Kosovë.

Në profilin e tij në Facebook, Jankoviq e ka të shkruar që jeton në Brezovicë, fshat i komunës së Shtërpcës.

Por, Brezovicën ai e paraqet si pjesë të Serbisë.

Në rrjetet sociale të dhënat personale vendosen për të ofruar më shumë informacione për personin i cili posedon llogarinë sociale. Këto të dhëna mund edhe të ndryshohen vazhdimisht, por zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nuk e ka përmirësuar vendin ku jeton. Ai vazhdon të jetojë në “Brezovica, Serbia”.

Kush është Dejan Jankoviq?

Dejan Jankoviq është zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Në këtë institucion Jankoviq punon tash e 23 vjet. Në bazë të biografisë së tij, e cila është publike edhe në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, thuhet se Jankoviq filloi karrierën e tij në zbatimin e ligjit në korrik të vitit 2000.

Gjatë punës së tij në stacionin e Policisë së Shtërpcës ka punuar në disa njësi dhe pozicione si: hetim, njësi për komunitet, udhëheqës i ekipit në patrullë etj. Me promovime ka punuar në pozicione të ndryshme: rreshter –shef ndërrimi 2001-2002, toger- zëvendëskomandant i stacionit nga 2002 në 2003.

Në fillim të vitit 2003 gradohet me gradën e kapitenit dhe bëhet komandant stacioni me detyrën për të përgatitur stacionin për tranzicionin nga UNMIK-u te SHPK-ja. Me detyrë ricaktohet në stacionin policor të Gjilanit si zëvendëskomandant i stacionit dhe pas tranzicionit të suksesshëm ai bëhet shef i  Njësisë Rajonale të Trafikut në Gjilan, ku qëndron deri në vitin 2004. Për një vit kthehet  në Shtërpcë për të riorganizuar stacionin e Policisë dhe për të përmirësuar funksionalitetin, lidhjen multietnike dhe sjelljen profesionale.

Në tetor të vitit 2004 promovohet në gradën e majorit.

Në fillim të vitit 2005 filloi të punojë në projektin e krijimit të komandës së re rajonale  në Ferizaj, menjëherë pasi bëhet zëvendëskomandant rajonal për Administratë  u promovua në gradën e nënkolonelit.

Në shtator të vitit 2005 promovohet në gradën e kolonelit dhe merr postin e komandantit rajonal në Gjilan. Për fat të keq ai nuk qëndroi gjatë në atë pozitë, sepse  mbijetoi një sulm me armë duke u kthyer nga puna, por që lëndimet e marra  nuk ishin të rrezikshme për jetën.

Pas shërimit, në shkurt të vitit 2006 bëhet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme të sapokrijuar, ku  qëndroi deri në janar të vitit 2008.

Jankovic  kthehet në Shërbimin Policor të Kosovës në Drejtorinë për Planifikim Strategjik dhe në shkurt të vitit 2009 emërohet në pozitën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Resurse të Policisë së Kosovës.

Jankovic diplomoi në nivelin Bachelor në Universitetin “Union” Busines Menagement dhe ka diplomuar në studimet akademike Master.

Jankovic u diplomua në Kolegjin për Studime Ndërkombëtare të Sigurisë “Liderët e Shekullit 21”, në George C. Marshall, Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë, në Gjermani, në vitin 2004.

Po ashtu në të njëjtën qendër diplomohet në Programin e Lartë Ekzekutiv, në vitin 2007.

Me sukses ka përfunduar një mori trajnimesh profesionale, gjithashtu mori pjesë në seminare dhe konferenca të ndryshme shkencore. /Kallxo

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments