Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë fjalës së tij drejtuar Kuvendit i ka bërë thirrje Shqipërisë që të kufizojë ardhjen e turistëve rusë në vendin tonë këtë verë.
Ai bëri thirrje që të kufizohet tregtia me Rusinë si dhe të mbyllen portat për anijet dhe turistët rusë.
“Sado e vështirë të jetë duhet të kufizoni marrëdhëniet me Rusinë se nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë. Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjen e turistëve rusë”,-tha Zelensky gjatë fjalës së tij.