Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaZelensky publikon momentin e sulmit rus në centralin bërthamor në Ukrainë

Zelensky publikon momentin e sulmit rus në centralin bërthamor në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar momentin kur Rusia ka sulmuar centralin bërthamor në Ukrainë.

Në një adresim urgjent nga Kievi, në orët e para të mëngjesit të 4 marsit, Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

“Evropianë, zgjohuni të lutem. U thoni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë”, tha ai.

Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.

Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh.

U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore.

Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments